Le të flasim pak për jo profesionalizëm, pasi i tillë është treguar Lil Wayne gjatë një koncerti këtë fundjavë.
Reperi i cili ishte i ftuar special në sfilatën e stilistit Philipp Plein, e ka parë të arsyeshme të braktisë skenën në mes të performancës. Sipas raportimeve të TMZ kjo gjë ka ndodhur pasi reperi nuk po merrte energjinë dhe entuziasmin e duhur nga publiku. Në një pikë të caktuar ai kërkoi ketyre të fundit të ngrinin duart lart, por pëgjigjja ka qenë negative. Kaq ka mjaftuar që Lil Wayne të hedhë tutje mikrofonin dhe të largohej nga skena. Hmmm ndoshta italianët nuk ia thonë shumë për muzikë rep, ose ndoshta Lil Wayne nuk është një artist për të gjithë!