Nuk ka asnjë barierrë midis Miley Cyrus dhe xhinseve të saj.
Këngëtarja na surprizoi të gjithëve kur në “Instagram-in” postoi foton me xhinset e shkurtra, të cilat kishin disa të grisura gjigande në të pasmet e saj.
26 vjeçarja dukej mjaft e rehatshme në to duke bërë edhe disa poza mjaft provokative.
Siç mund ta vëmë re ky trend ishte goxha në modë vitin e kaluar, kur mbizotëronin xhinset tepër të shkurtra, ndërsa këtë vit mesa duket do t’i shtojmë një nuancë tjetër.
Të grisura gjigande ku të pasmet duken tërësisht dhe ku imagjinatës i lihet shumë pak vend.