INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miley Cyrus bën deklaratën surprizuese! Edhe pse e martuar vazhdon të pëlqejë femrat…

Miley Cyrus bën deklaratën surprizuese! Edhe pse e martuar vazhdon të pëlqejë femrat…

Publikuar më: 20:29 11-07-2019

Miley Cyrus dhe Liam Hemsëorth i dhanë fund beqarisë gjatë muajit dhjetor të vitit që lamë pas. Dasma e tyre ishte shumë private dhe çifti vendosi ta bënte publike disa ditë pasi ishin burrë dhe grua. Së fundmi, Miley është shprehur gjatë një interviste për ‘Elle’ se sipas saj, lidhja që ka krijuar me Liam është unike dhe moderne në të njëjtën kohë.

Detajet e martesës të dy i mbajnë shumë private dhe nuk pranojnë kurrsesi të përfliten nëpër portale për jetën e tyre bashkëshortore. Ajo çfarë tërhoqi më shumë vëmendje nga deklarata e Miley, ishte se këngëtarja tha se e urrente fjalën ‘bashkëshorte’, pasi ajo nuk është si ato bashkëshortet monotone.

Ndër të tjera, Miley u shpreh se vazhdonte të ishte e tërhequr nga femrat, pavarësisht se krah saj kishte zgjedhur një partner mashkull. Miley dhe Liam vazhdojnë të kenë një marrëdhënie si në fillimet e lidhjes, ndërsa përsa i përket karrierës, janë mbështetësit më të mëdhenj të njëri-tjetrit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033540725708008