Që nuk kishte një seksualitet të mirë-përcaktuar, këtë e kishim kuptuar.
Por tashmë duket se edhe gjinia e saj mbetet mister, edhe për vetë artisten gjithmonë kontroversiale. Miley Cyrus ka zbuluar se e shikon veten si një qënie “pa gjini” dhe “pa moshë”. Madje, si të mos mjaftonte kjo për ta konsideruar të çuditshme, bukuroshja 24 vjeçare as nuk e ndan dot veten nga kafshët. Në një intervistë për Ross King, ylli i muzikës pop tha se e shijon të jetojë jetën e saj si një “shpirt”. Dhe kur në fund të intervistës u pyet nëse e shikonte veten si të çuditshme, dha të gjitha arsyet që e çertifikojnë këtë fakt. Goxha punë kanë bërë prindërit e saj!