Me veshje brenda normales, flokë më të zgjatur, unazë me diamant në gisht, duket se Miley Cyrus po kthehet në origjinë.
Duket e habitshme pasi ka kaluar kohë e largët që atëherë dhe më shumë se origjinë do të cilësonim si normalitet, por dikur këngëtarja amerikane ishte e tillë, përpara “Ërecking Ball”, tërk-ut dhe gjithçkaje tjetër. Artistja 23-vjeçare është shfaqur në aeroportin John F. Kennedy, duke mbajtur një unazë me diamant 3.5 karat në gishtin e fejesës. Një detaj ky jo pak i rëndësishëm duke qenë se bëhet fjalë pikërisht për unazën me të cilën ylli i filmit "The Hunger Games", Chris Hemsëorth, i propozoi për martesë Cyrus në maj të vitit 2012-të. Guri i vendosur në qendër të unazës i përket shekullit të 19-të. Gjëra unike për persona unikë, për mirë apo për keq.