Pas ndarjes nga Liam Hemsworth, Miley Cyrus u përfol se kishte nisur një romancë të re me mikeshën e saj, Kaitlynn Carter, e cila gjithashtu sapo ishte ndarë nga partneri, Brody Jenner. Vajzat u panë duke kaluar momente tepër intime në jaht, teksa putheshin dhe përkëdheleshin me njëra-tjetrën, duke lënë të kuptohet se kanë më shumë se shoqëri.
Pas lajmit se Liam ka firmosur dokumentat për divorc nga Miley, duke i dhënë fund njëherë e mirë marrëdhënies së tyre, vetëm 8 muaj pasi u martuan, vajzat i kanë bërë dhuratën më të pazakontë ish-it të Kaitlynn, Brody-t, për ditëlindje.
Ai ka postuar një video në llogarinë e tij të Instagramit, Instastory ku ka treguar se këngëtarja dhe ish partnerja e tij i kishin dërguar në shtëpi një buqetë me hashash, e cila përmbante lloje të ndryshme të tij.
Brody, të urojmë gëzuar ditëlindjen! Të duam!”- shkruhej në pusullën e lënë nga vajzat.
39529017_126066372031017_7126654050639565324_n from sonila on Vimeo.
Por, Brody është parë i shoqëruar me Josie Canesco-n, e cila dyshohet të jetë e dashura e tij e re.