Një muaj më parë Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter u vunë në qendër të mediave pasi u shfaqën publikisht si çift.
Pak para se Miley të deklaronte ndarjen nga Liam Hemsworth, ajo u fotografua duke u puthur me Kaitlynn.
Pavarësisht se lidhja e tyre ka vetëm pak kohë, së fundmi mediat e huaja shkruajnë se ato janë ndarë.
Miley dhe Kaitlyn u ndanë”, ka thënë një burim për “People”.
Burimi shton se ato vazhdojnë të jenë shoqe, por nuk janë më në një romancë.
Këtë lajm e kanë konfirmuar edhe burime të “Us Weekly”, të cilët thonë se mbrëmjen e 21 shtatorit Miley ka shkuar në Las Vegas bashkë me nënën dhe motrën e saj të madhe.