Edhe pse kishin angazhime të ndryshme gjatë ditës, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth kaluan mbrëmjen në shoqërinë e njëri-tjetrit. Çifti i njohur janë parë duke shkuar në klubin e njohur Catch, në New York...të kapur dorë për dorë. Ndërkohë që Liam dukej më i rezervuar, Miley nuk e fsheh dot lumturinë. Këngëtarja e “Wrecking Ball” për asnjë moment nuk e heq buzëqeshjen nga fytyra dhe duket më e lumtur se kurrë në krahët e Liam. Ajo ishte veshur me xhinse të grisura dhe xhaketë denim, dhe duket sikur nuk është më “shembulli” i keq për adoleshentet. Me siguri romanca me aktorin e njohur i ka bërë mirë asaj.