Disa herë ndodh që ndarjet të kthehen në miqësi jo vetëm mes dy isha-ve por edhe mes njërit nga partnerët dhe ish-vjehrrit.
I tillë ka qenë edhe takimi që Arnold Schwarzeneger pati me ish të dashurën e djalit të tij Patrick, Miley Cyrus. “Jam këtu me një artiste të madhe”, tha ai në video-selfie. “Një nga më të mëdhatë në botë”, tha ai nëpërmjet llogarisë së tij në Snapchat dhe në foto dukej mjaft miqësor me 23 vjeçaren. Sipas US Weekly, Cyrus i ka dhënë fund lidhjes pesë mujore që kishte me 22 vjeçarin Patrick, në prill të vitit 2015 pasi ky i fundit u fotografua me një bionde e veshur me bikini gjatë udhëtimit në Cabo San Lucas, Meksikë. Fakti që Miley është treguar kaq miqësore me ish vjehrrin nuk do të thotë që të njëjtën miqësi të ketë ruajtur edhe me ish të dashurin e saj.