Ajo kaloi një “fazë” skandaloze me shfaqje të forta seksuale, dhe për gjithçka thotë se fajin e ka babai i saj!
Miley Cyrus fajësoi kohën e tepër që ka kaluar me babain e saj gjatë viteve formuese për një adoleshente, në kohën kur së bashku po xhironin serialin “Hannah Montana”. Për të njëjtën arsye ish ylli i Disney ka thënë se nuk do ta bënte një rirealizim të “Hannah Montana” përkrah babait të saj, 55 vjeçarit Billy Ray Cyrus. Miley tregon se për plot 4 vite ajo ka punuar me babain e saj çdo ditë, nga ora 11 deri në orën 18, ndërkohë që edhe gjyshja ishte e pranishme. Kjo është arsyeja pse në MTV VMA 2013 Cyrus shpërtheu duke realizuar twerkun që do t’i ndryshonte një herë e mirë imazhin, duke shkatërruar atë të princëshës Disney. “Pas gjithë atyre viteve duke qëndruar gjithë ditën me babin dhe gjyshen, më duhej të çlirohesha nga zinxhirët” ka deklaruar ajo.