Ndonëse jemi mësuar ta shohim me kostumet dhe veshjet e saj të çuditshme, duket se viti 2016-të do ta gjejë Miley Cyrus me një look ndryshe.
Ish ylli i Disney-t ka shfrytëzuar profilin e saj në Instagram për të treguar modelin e ri të flokëve.
Në foto 23-vjeçarja duket mjaft e freskët, por mbi të gjitha me flokë më të gjatë. Një look ky i artistes i cili të themi të drejtën na kishte munguar duke qenë se nuk e shihnim që prej kohës kur Miley ishte e fejuar me aktorin Liam Hemsworth. Mos ndoshta lutjet tona janë dëgjuar dhe Miley Cyrus po kthehet në normalitet? Le të kryqëzojmë gishtat për PO!