Miley Cyrus ditën e martë e ka sjellë ne versionin cover këngën “No Tears Left to Cry” të Ariana Grande, e cila e ka kënduar live tek BBC Radio 1.
Ariana, këtë këngë e ka lançuar këtë vit dhe është pjesë albumit të katërt të saj të titulluar ‘Sweetner’ . Kjo është kënga e parë e këngëtares pas sulmit terrorist që ndodhi në Manchester që u mori jetën 22 personave.
Miley e transformoi nga një këngë pop të kërcyeshme, në një baladë të ëmbël dhe të ndjeshme, shoqëruar me violinë. Pas publikimit të coverit ka reaguar edhe Ariana Grande e cila është shprehur se e dashuron këtë version. Ky version cover nga Miley ndodhet në vendin e katërt në trendin global të Youtube.
Sa i përket këngës, Grande tha se shpreson që të sjellë dritë dhe pozitivitet tek publiku ", por gjithashtu ajo është shprehur se dëshiron shumë që kjo këngë ‘t’ju bwjë që të doni të kërceni dhe të keni një jetë më të mirë. “No tears left to cry” ka fituar edhe çmimin si "Best Pop" tek MTV Video Music Awards.
Cyrus dhe Grande kanë kohë që kanë mbështetur publikisht njëra-tjetrën.