INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miley Cyrus nëpërmjet kësaj kënge shpjegoi gjithçka për ndarjen nga Liam Hemsworth

Miley Cyrus nëpërmjet kësaj kënge shpjegoi gjithçka për ndarjen nga Liam Hemsworth

Publikuar më: 17:05 16-08-2019

Javën që lamë pas Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth konfirmuan se i kishin dhënë historisë së tyre të dashurisë pas 8 muajsh martesë. Së fundmi Miley ka publikuar një këngë me titull “Slide Away”, e cila i dedikohet ndarjes së saj me ish-partnerin. Përmes tekstit këngëtarja tregon gjithçka çfarë ka ndodhur mes tyre dhe problemet që mund të kenë çuar në ndarje.

“Para shumë kohësh ishte parajsë, para shumë kohësh unë isha e paralizuar/ Mendoj se do më mungojnë dritat e këtij limani/ Por ka ardhur koha për t’i lënë gjërat të shkojnë”, thuhet në fillim të këngës. Më pas ajo vazhdon duke thënë se do të donte një shtëpi në kodër, larg lëndëve jo të ligjshme dhe alkoolit. Në këtë rast nuk dihet nëse Cyrus e ka për veten apo për Liam, sepse miqtë e saj kanë treguar se ai ishte konsumator i rregullt i alkoolit dhe prandaj ata i dhanë fund lidhjes. “Vazhdo përpara, ne nuk jemi më 17 vjeç/ Nuk jam më ajo që kam qenë/ Ti the se çdo gjë ka ndryshuar/ Ke të drejtë, unë jam e rritur tashmë”, thotë Miley në këngën e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0035951137542725