Miley Cyrus kthehet sërish në një shenjtore.
Këngëtarja 23 vjeçare ka vendosur të heqë dorë nga jeta e shfrenuar që bënte më parë, vetëm për dashurinë e Liam Hemsworth. Cyrus u ribashkua me të fejuarin, aktorin australian, Krishtlindjen që lamë pas dhe duket se dashuria e saj është më e madhe se çdo dëfrim tjetër i momentit. Burime të afërta tregojnë se 23-vjeçarja është kthyer në një shtëpiake, del shumë pak dhe pret e përciell miq e të ftuar. Kujt ia merrte mendja?!