Ouch! Duhet të ketë dhembur...
Është e dokumentuar dhe e veçantë marrëdhënia që ka këngëtarja 23 vjeçare me kafshët. Treguesi më i mirë janë fotot që ajo poston në Instagram me miqtë e saj me 4 putra të cilët i mban në shtëpi. Qentë dhe macet janë më të dashurit për të, por duket se këto të fundit nuk janë treguar edhe shumë miqësore ndaj saj këtë herë.
Njëra prej tyre i ka lënë gërvishtje mjaft të dukshme në fytyrë, kokë dhe krahë. Të ketë qenë xheloze për dashurinë e Mileyt ndaj ndonjë tjetër felini apo këngëtarja ka bërë diçka që e ka detyruar macen të “nxjerrë thonjtë”?
Të gjithë e dimë që edhe Miley është pak “mace” nga natyra dhe se prej saj mund të presësh gjithçka. Megjithatë, të shkuara Miley!