Miley Cyrus është një ndër personazhet më interesantë të Hollywood-it e cila karakterizohet nga guximi dhe fakti që gjithmonë është pa komplekse.
Këngëtarja dhe Liam Hemsworth janë një çift shume i adhurueshëm për të gjithë ne. Ata kanë vetëm pak muaj që janë martuar dhe janë shumë të lumtur.
Së fundmi, ditën e dielë çifti janë parë duke lënë hotelin e tyre në Barcelonë, Spanjë, ku këngëtarja kishte performuar në Festivalin e Sound Primavera, e cila u “sulmua” nga një turmë adhuruesish në daljen e hotelit.
Këngëtarja po ecte pas burrit të saj, përmes një turme të disa adhuruesve te saj.
Në video, shihet një person duke e vrapuar në rrugën e tij përmes turmës dhe duke e vënë krahun rreth Cyrus dhe përpiqet ta puthë.
Ajo largohet prej tij para se ai ta puthë atë duke u larguar më pas edhe nga sigurimi ndërsa këngëtarja vazhdon të ecë me Hemsworthin, i cili e vendos krahun rreth saj.
As këngëtarja as burri i saj ende nuk kanë komentuar për incidentin në mediat sociale.
Miley u shfaq të shtunën në Festivalin Orange të Varshavës në Poloni.
Llego a estar ahí, y al “fan” que se ha tirado a por miley no se le olvida el guantazo que se lleva pic.twitter.com/30PUR4zXR0
— Alvaro (@AlvaroSaucedo13) June 2, 2019