INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miley Cyrus “vjell vrer” mbi Disney: Më shfrytëzuan dhe më shkatërruan tek

Miley Cyrus “vjell vrer” mbi Disney: Më shfrytëzuan dhe më shkatërruan tek "Hannah Montana"!

Publikuar më: 10:08 29-09-2016

Seriali i famshëm “Hannah Montana” në Disney e bëri Miley Cyrus adoleshenten më të famshme në botë, por duket se jo çdo gjë ishte një parajsë e vërtetë, siç dukej nga jashtë.

Sot Miley një personazh tejet kontrovers dhe shumë larg adoleshentës së dikurshme të ëmbël, ngre tonet kundër kompanisë që e ktheu në një idhull për gjithë rininë aty jashtë. Ajo rrëfen se është shfrytëzuar nga Disney për shkak të pafajsisë së saj dhe të naivitetit të prindërve që nuk ditën ta mbronin. Miley deklaron se e bëri gjithçka për pasionin që kishte për televizionin dhe jo për paratë. Bukuroshja 24 vjeçare shkon deri aty sa thotë se në një pikë të caktuar ishte aktorja më pak e paguar e serialit të vet, thjesht sepse nuk dinte më mirë se kaq. Ylli i shumë hiteve tregon që dëshira e saj e vetme ishte të dilte në televizion dhe të aktronte për Disney-n, prandaj pranoi çdo lloj propozimi që i bënë, duke kuptuar shumë më vonë se në fakt e kishin tërhequr për hundësh. Madje dhe emri i saj i vërtetë, “Miley” u përdor pa i dhënë asnjë lloj të drejte autorësie, duke u kthyer kështu në pronë të Disney.

Article Logic
Execution time: 0.0036208629608154