INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miley Cyrus zbulon arsyen e vërtetë pse u nda nga aktori Liam Hemsworth

Miley Cyrus zbulon arsyen e vërtetë pse u nda nga aktori Liam Hemsworth

Publikuar më: 13:55 09-10-2017

Po t’i hidhni një sy Instagram-it të Miley Cyrus do ju kuptonim po të kishit harruar njëherë e mirë që këngëtarja dhe aktori Liam Hemsëorth ishin së bashku për tre vjet para ndarjes së tyre më 2013-ën. Tashmë ata janë sërish të lidhur dhe të lumtur së bashku.

Megjithatë, në një intervistë të fundit me Hoëard Stern, këngëtarja e “Younger Now” zbuloi arsyen shkatërruese pas përfudnimit të lidhjes së saj me aktorin e “Hunger Games”.

"Më duhej. Nuk më pëlqen kur marrëdhëniet janë dy gjysma që përpiqen të bëjnë një tërësi" u shpreh ajo.

"Ju keni kohë për të qenë vetë. Ju merrni kohë të rriteni. Unë mendoj se nëse jeni duke u rritur së bashku me një personi tjetër,  kurrë nuk kuptoni si është në të vërtetë qënia juaj solide. “

"Pra, unë nuk mendoj se kam atë varësi në lidhje," shtoi ajo. "Unë mendoj se kur njerëzit ndahen dhe kthehen së bashku, kjo është fantastike.”

Artistja 24-vjeçar dhe aktori 27-vjeçar u bashkuan sërish në vitin 2016 dhe Miley pranoi se nuk u pendua kurrë për atë ndarje.

liam-hemsworth-miley-cyrus.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038192272186279