Ne dëgjojmë shumë për hendekun e pagave në Hollywood, dhe personazhi i famshëm i fundit që ka folur pa dorashka për këtë është Miley Cyrus. Në një intervistë për Elle, që konsistoi në “filozofinë” e të qenurit në qendër të vëmendjes, Miley tregoi qartë se është paguar më pak se ç'duhej në serialin që i hapi rrugën asaj drejt suksesit, Hannah Montana. Ajo mund të jetë bërë një nga adoleshentet më të famshme në botë, por Miley nuk ka jetuar aq këndshëm sa personazhi i saj në serial.
Cyrus tha se ndoshta ishte personi më pak i paguar në “Hannah Montana” për shkak se ajo dhe i ati ishin aq naivë rreth biznesit në botën e spektaklit. Por në fund të fundit ajo është shprehur se Disney ishte pikërisht arritja që donte, dhe ishte e lumtur për faktin se mbante emrin e saj në serial.
Miley theksoi gjithashtu se ka ndryshuar shumë që nga ato ditë dhe mendon se tashmë është mësuar që gjithmonë të luftojë për të marrë atë që meriton.