INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miley dhe Liam i habisin të gjithë: Ceremonia e martesës thuajse gati!

Miley dhe Liam i habisin të gjithë: Ceremonia e martesës thuajse gati!

Publikuar më: 09:38 10-06-2016

Pas muajsh spekulime mbi uljet dhe ngritjet në marrëdhënien e tyre, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë gati të bëjnë hapin e madh.

Burime pranë US Weekly bëjnë me dije se çifti shumë shpejt do të martohet, madje më shpejt se sa e mendonte njeri. Raportohet se dy yjet e botës së spektaklit do të lidhin kurorë në një plazh të Australisë dhe për detajet e ceremonisë po kujdesen prindërit e tyre. Gjithçka duket se ishte e lehtë për Miley dhe Liam të cilët nuk prekën gjë me dorë, por thjesht po shijojnë kurorëzimin e dashurisë së tyre në plazh, pas muajsh të vështirë me dilemën mediatike ndahen/nuk ndahen. Kujtojmë se çifti është ribashkuar pas dy vitesh ndarje, kohë gjatë së cilës secili ka vazhduar rrugën e tij, me Miley-n që u përfshi në në marrëdhënie shumë serioze me Patrick Schërzenegger. Edhe për këtë të fundit u spekulua për një martesë, por të gjithë e dimë si përfundoi ajo histori.

Article Logic
Execution time: 0.0036571025848389