IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Miley dhe Liam të martuar prej 2 muajsh?!

Miley dhe Liam të martuar prej 2 muajsh?!

Publikuar më: 11:22 19-02-2016

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth mund të jenë më tepër se thjesht të fejuar.

Një raportim i fundit i revistës Life & Style pretendon se çifti janë tashmë të martuar. Dy personazhet të cilët rindezen romancën e tyre në Australi përgjatë Krishtlindjeve, nuk kanë harxhuar kohë dhe kanë lidhur kurorë në një ceremoni të fshehtë dhe private në plazh. Burimi i këtij lajmi ka treguar për Life & Style se Miley 23 dhe Liam 26 vjeç e kanë ndarë "sekretin" e tyre vetëm me miqtë e afërt, tek të cilët thuhet se kanë filluar ta thërrasin njëri-tjetrin si burrë e grua. Artikulli shkon edhe më thellë në detaje, duke treguar se gjatë shkëmbimit të unazave, të cilat ishin të vendosura në gjethe palme, Liam i ka shprehur dashurinë këngëtares, ndërsa kjo e fundit ka shpërthyer në lot. Nuk ka ende një konfirmim nga ana e vetë çiftit rreth këtij lajmi, por duket se gjithçka do të bëhet zyrtare në muajin mars. Deri atëherë, të na trashëgohen! 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281