INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miliarderi Fatmir Hysenbelliu: Nuk dua të njihem si ish i dashuri i Anxhelina Hadërgjonaj

Miliarderi Fatmir Hysenbelliu: Nuk dua të njihem si ish i dashuri i Anxhelina Hadërgjonaj

Publikuar më: 13:13 05-03-2017

Fatmir Hysenbelliu, futbollist dhe djali i një biznesmeni të njohur, është ngacmuar shpesh në lidhje me romancën e tij me Anxhelina Hadërgjonajn. Ai e pranoi në Fun Day se ka qenë i lidhur me Anxhelinën dhe të njejtën gjë bëri edhe në emisionin e Turjan Hyskës. I ftuar në Oktapod, ai ka folur hapur për të gjitha, raportet me familjen, babain, ish të dashurën, me paratë edhe futbollin. I pyetur nga Turi se si do të donte që të njihej, si djali i babit, si fashionist, si futbollist apo si ish i dashuri i Anxhelina Hadergjonajt? Ai është shprehur se do të donte të njihej më mirë si ish-futbollist. Nuk i pëlqen si ish i dashuri i Anxhelinës, ajo që ka pasur me të ka kaluar dhe tani janë shumë miq, tregon ai. Fatmiri është shprehur se është single dhe ka ndërmend të martohet rreth të 30-tave, nëse e gjen personin e duhur. 

Article Logic
Execution time: 0.0042068958282471