Kohët e fundit lidhja e Morena Tarakut dhe miliarderit iranian Sasha Sobhani ishte në qendër të vëmendjes dhe bëri bujë të madhë, mirëpo nuk zgjati shumë dhe çifti i dhanë fund.
Ndarja e tyre u shoqërua me shumë debat, deklarata shokuese dhe lajme që mbushën portalet për ditë të tëra.
Gjithashtu u përfol se Morena pas ndarjes ka fshirë edhe tatuazhin që i kishte kushtuar miliarderit, ndërsa ky i fundit duket se nuk e harron dot lehtë këngëtaren shqiptare.
Së fundmi Sasha ka postuar në Instastory një video ku shfaqet duke filmuar pamjen jashtë hotelit ku po qëndron në Stamboll, teksa në sfond po dëgjon këngën e Morenës me titull "Amore", ku është komentuar si dedikim i miliarderit për këngëtaren shqiptare dhe si një kërkesë për tu rikthyer bashkë.