Miliarderi shqiptar dhe modelja shqiptare në klipin e artistëve të famshëm botërorë, xhiruar në Shqipëri prapa krahëve tanë!
Videoklipi i këngës “Mama” pritet që të arrijë tre milionë shikime në YouTube, vetëm dy ditë pas publikimit në faqen e shpërndarjes së videove. E veçanta e këtij projekti të Jonas Blue në bashkëpunim me William Singe, është se xhirimet janë bërë në bregdetin e bukur shqiptar dhe në këtë mënyrë i bëhet një reklamë e mirë Shqipërisë. Pjesë e këtij videoklipi është edhe biznesmeni shqiptar, Fatmir Hysenbelliu. Përveç skenave ku shfaqet 25-vjeçari, aty nuk mungon edhe super makina e tij. Gjithashtu në videoklipin e kësaj kënge është e pranishme edhe modelja Oriola Marashi./intv.al/