Noizy-t nuk ia bleu mami, as babi e bleu vetë!
Kylie Jenner dhe Travis Scott janë një nga dyshet më të komentuara të showbiz-it të huaj. Dyshja ka ditur gjithmonë të tërheqë vëmendjen e të gjithëve me udhëtimet dhe jetën tepër luksoze që kanë shfaqur herë pas here. Së fundmi reperi ka festuar ditëlindjen e tij të 28-të dhe dhurata që ka marrë nga partnerja tij duket se e ka surprizuar jo pak. Ajo i ka dhuruar babait të vajzës së saj një makinë ‘Lamborghini’ që kushton 280 mijë dollarë.
Travis u emocionua shumë nga kjo dhuratë, sa publikoi disa foto të makinës, duke falënderuar bashkëshorten e tij.
Ndërkohë po sot Noizy ka shtuar në garazhin e tij, një 'super bishë', një Lamborgini të kuqe.
""Çkemi mami! Mora nje tjeter makine te kuqe!", shkruan Noizy në postimin e bërë në Instagram.