INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miliona euro dhe poste të larta drejtuese, kush është biznesmeni spanjoll që u dhunua në Porto Palermo?

Miliona euro dhe poste të larta drejtuese, kush është biznesmeni spanjoll që u dhunua në Porto Palermo?

Publikuar më: 19:14 19-08-2019

Familja spanjolle që u sulmua në Himarë nga Kokëdhima, tashmë i arrestuar, është një nga familjet më të pasura në Spanjë.

Ja kush është Eugenio Galdon?

Eugenio Galdón Brugarolas, i lindur në 22 qershor të vitit 1950, është një ndër biznesmenët më të rëndësishëm në Spanjë. Ai është themelues i ONO (kompani që ofron shërbimin telefonik, televiziv dhe internet) dhe ka qenë president i saj deri në nëntor të vitit 2018. Galdón, ka mbajtur poste të rëndësishme në administratën shtetërore, konkretisht si shef i kabinetit Presidencial në kohën e Adolfo Suárez. Nga viti 1983 deri në 1997, Galdón drejtoi disa nga grupet më të mëdha mediatike në Spanjë si “Cadena Ser”, “Grupo Prisa”, “Cadena COPE”.

Që nga viti 1992, ai është president dhe aksionar mazhoritar i “Multitel”, një grup biznesi që themeloi për të investuar në projekte që lidhen me median dhe telekomunikacionin në Spanjë duke qenë se ONO, i është shitur në mars të viti 2014 “Vodafone” për 7.2 miliardë euro.

Që nga Marsi 2014 ai është gjithashtu president i Fondacionit “Everis” për botën e biznesit dhe anëtar i Bordit Këshillimor të kompanisë. AI është pjesë e 200 njerzve më të pasur në Spanjë me një pasuri e cila shkon rreth 300 mln euro. Eugenio Galdón ndodhet në vendin e 139-të.

Article Logic
Execution time: 0.0034530162811279