INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miliona euro ‘kontrata sekrete’ për hidroizolim tualetesh, ekranesh me qera e rikonstruksion godinash

Miliona euro ‘kontrata sekrete’ për hidroizolim tualetesh, ekranesh me qera e rikonstruksion godinash

Publikuar më: 15:56 28-05-2019

Mbi 200 prokurime publike të kryera nga qeveria “Rama” janë klasifikuar sekret shtetëror. Kjo është zbuluar nga një investigim i BIRN ku është konstatuar se klasifikimi i prokurimeve publike si sekret shtetëror ka njohur rritje potenciale që kur pushteti është në duar të kryeministrit Edi Rama. Për këto kontrata ka reaguar opozita, duke e akuzuar kryeministrin për korrupsion.“Në ditët e fundit të saj qeverisja e Edi Ramës mund të përkufizohet me fare pak fjalë. Ajo është qeveria më e korruptuar e tre dekadave të fundit në Shqipëri. Gjatë drejtimit të vendit nga Edi Rama jo vetëm 1 në 3 tendera është dhënë pa garë, jo vetëm kontratat koncesionare prej miliona eurosh mbahen të fshehta por dhe tenderat e Edi Ramës për miqtë dhe klientët janë konsideruar sekret shtetëror”, tha ish-deputetja e PD, Grida Duma.

Ndërsa nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tregoi më shumë detaje mbi kontratat e konsideruara sekrete. “Qeveria quan sekret kontratat të cilat ajo i bën duke filluar nga vetë selia e Kryeministrisë, atje ku rri e vegjeton Edi Rama, e cila prokuron 560 milionë lekë të vjetra me një kompani me seli në Këlcyrë. Janë shpenzuar miliona lekë në mënyrë sekrete. Të gjithë do të thoshin po për çfarë janë këto sekrete. Sekretet për të cilat pretendohet kanë qenë shumë të thjeshta. Kanë qenë, qytetarë të thjeshtë, hidroizolim vilash, të tualeteve të vilave. Por qenkan sekrete dhe siç thotë kontratat për shërbime mediatike. Pyetja është ç’hyjnë shërbimet mediatike te shërbimet qeveritare? Po ç’hyjnë ekranet me qera? Çfarë i duhen shërbimeve qeveritare ekranet me qera? Ju e kuptoni fare mirë që këto janë të gjitha sebepe për të fshehur rrëmbimin e parave nga qytetarët”, tregoi Vasili.

“BIRN” ka bërë dhe një krahasim për periudhën e qeverisë së koalicionit PD-LSI. Rezuton se ka patur vetëm 20 kontrata të klasifikuara, ndërsa gjatë periudhës së qeverisë Rama ka 216 kontrata të tilla, 76 nga to i përkasin vitit 2018. Kontratat janë duke filluar nga teknologjia informacionit, mirëmbajtja e ndërtesave publike e deri tek shërbimet qeveritare.

Article Logic
Execution time: 0.004979133605957