INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miliona myslimanë marshojnë kundër ISIS [FOTO]

Miliona myslimanë marshojnë kundër ISIS [FOTO]

Publikuar më: 18:32 24-11-2016

Miliona myslimanë shiitë kanë marrë pjesë në një nga marshimet më të mëdha në botë, teksa ecnin përreth Irakut për festimin e një martiri të famshëm mysliman dhe në kundërshtim të sulmeve të ISIS. Marshuesit shkuan në qytetin Karbala, 62 milje në jugperëndim të Bagdadit të Dielën dhe të hënën për ditën e shenjtë të “Arbaeen”, e cila shënon fundin e një periudhe zie 40 ditore pas festës së ashures, rituali fetar që përkujton vdekjen e nipit të Profetit Muhamedit, Imam Hussein.


Shumë kanë zgjedhur për ta bërë udhëtimin në këmbë, edhe pse kalonin pranë zonave të kontrolluara nga ISIS, i cili ka bërë shumë sulme vdekjeprurëse. Ky marshim në shenjë proteste ndaj tyre vjen pasi 80 persona, shumë prej tyre pelegrinë të cilët po ktheheshin nga përkujtimi Abaeen në Karbala, u vranë nga ISIS nw njw pikw karburanti.
Isis ka deklaruar se Myslimanët shiitë e mohojnë fenë dhe i kanë vënë nën shënjestër në fushatën e tyre të përgjakshme për të krijuar një kalifat të ashpër nëpër Irak dhe Siri.

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275