ICMP përdori IG Audit për të analizuar profilet e Instagramit të 99 personazheve të famshëm në showbiz dhe sport, si Ellen DeGeneres, BTS dhe Kim Kardashian.
Hetimi për ndjekës fals nxorri në pah se Ellen DeGeneres ka numrin më të lartë të ndjekësve falso në kategorinë e saj, me 58% të numrit total. BTS është në vend të dytë me 48%, Kourtney Kardashian në vend të tretë, me 49%, ndërsa përqindja zbatohet mbi numrin total të ndjekësve.
44% e ndjekësve të Kim dhe Khloe Kardashian janë fals. Por në listë është edhe Ariana Grande me 46%, Miley Cyrus me 45%, Kevin Hart me 44% dhe Drake me 38%.