INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Milionat që përfitojnë partitë politike për zgjedhjet e 18 qershorit

Milionat që përfitojnë partitë politike për zgjedhjet e 18 qershorit

Publikuar më: 10:48 24-01-2017

Fushatat zgjedhore janë dhe momentet kur partitë politike “lëshojnë” paratë për të thithur elektorat. Edhe buxheti i shtetit ka një zë të veçantë në fondin e saj, ndërsa është Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ai që shpërndan vëndet. Mësohet se KQZ do të shpërndarë fondin prej 290 milion lekësh që buxheti i shtetit ka vënë në dispozicion të partive politike për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Sipas ligjit “Për partitë politike”, 70% e fondit, e parashikuar si mbështetje financiare për partitë, shpërndahet sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Çdo parti parlamentare përfiton ndihmë financiare në përputhje me numrin e deputetëve që ka fituar; 20 % e fondit ndahet në mënyrë të barabartë, ndërmjet partive parlamentare, ndërsa 10 %, sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kanë fituar mbi 1 % të votave në shkallë vendi.
Partia Socialistë është ajo që do të marrë më shumë para nga buxheti i shtetit, e pasuar nga PD e më pas LSI.
Shpërndarja e fondit prej 290 milion lekesh:
1.Partia Socialiste e Shqipërisë 112.453.783 lekë
2.Partia Demokratike 87.274.533 lekë
3.Levizja Socialiste për Integrim 31.405.453 lekë
4.Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 11.474.913 lekë
5.Partia Republikane Shqiptare 10.122.643 lekë
6.Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 6.304.503 lekë
7.Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë 6.304.503 lekë
8.Fryma e Re Demokratike 5.326.333 lekë
9.Partia Demokracia Sociale 4.833.333 lekë
10.Partia Socialdemokrate 4.833.333 lekë
11.Partia Demokristiane e Shqipërisë 4.833.333 lekë
12.Aleanca Kuq e Zi 4.833.333 lekë

Article Logic
Execution time: 0.0021669864654541