Tani, vërtet është pak e vështirë të zbulojmë nëse është e gëzuar apo jo, pasi në foto duket shpërfillëse ndërsa në video entuziaste.
Megjithatë, në çdo rast, artistja me origjinë shqiptare duket se thjesht nuk bën dot pa muzikë, duke e përfshirë në çdo pjesë të natyrës së saj. Dua edhe kur nuk këndon, zgjedh të kërcejë. Bukuroshja 20 vjeçare festoi milionin e parë të klikimeve në videoklipin e “Last Dance” me një video në të cilën shfaqej duke bërë një kërcim celebrimi. Dhe këtë nuk e bën nga rehatia e shtëpisë së saj, por mes rrugëve të Milanos ku ndodhet aktualisht. Të themi të vërtetën numri nuk është dhe aq i lartë pasi vërtet ndodhet vetëm në milionin e parë, por duke gjykuar se sa mirë është pritur kënga dhe renditjen në klasifikimin britanik, nuk besojmë se të tjerat do vonojnë që të vijnë. Fundja, edhe videoklipi është bërë publik vetëm një javë më parë.