Gianluca Vacchis vazhdimisht poston në Instagramin e tij videotë tij duke kërcyer me vajza të reja modele.
Por italiani milioner 52-vjeçar ka hasur në shumë ankesa në rrjetet sociale pas postimit të një videoje ku shihet duke goditur në të pasmet e katër modeleve në bikini, në jahtin e tij privat.
Shumë nga komentet të postuara në video thonë se ajo ishte ‘përulëse’ dhe ‘një moment i trishtues’ dhe se sjellja e tij trego mos-respekt ndaj femrave.
Disa madje pyesin nëse e dashura e tij që nga vitit 2017, Sharon Fonseca, e aprovon një gjë të tilë.
Ndërsa të tjerët thonë se vajzat e filmuara nuk e respektojnë veten dhe ‘po ndjekin vetëm paratë’.
‘Playboy’ italian i është përgjigjur shpejt këtyre kritikave, duke thënë : “Unë i respektoj ato shumë, mësohuni të bëni shaka ndonjëherë nëse doni ta respektoni jetën”.