INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Militantët e opozitës pushtojnë KZAZ-të! Plas keq edhe në Kukës, Skrapar dhe Pogradec

Militantët e opozitës pushtojnë KZAZ-të! Plas keq edhe në Kukës, Skrapar dhe Pogradec

Publikuar më: 11:02 19-06-2019

Simpatizantët e opozitës po përplase me policinë në të gjitha KZAZ-të që po përpëgatiten për zgjedhjet. Mësohet se incidenteve në Bureli, Kamzës dhe Bilishtit janë shënuar dhe në Skrapar, Kukës dhe së fundmi dhe në Porgadec. Kujtojmë këtu se dhe këto bashki drejtohen nga të zgjedhurit e opozitës. 

Në Kukës, qytetarët kërkojnë largimin e KZAZ-së që ndodhet në palestrën e gjimnazit ‘Havzi Nela’. Policia nën drejtimin e kreut të saj, Pashk Laska po mbrojnë KZAZ-ët duke hedhur edhe gaz lotësjellës. Kryebashkiaku i Kukësit Bashkim Shehu në një deklaratë për shtyp deklaroi se zgjedhje nuk mund të ketë sa kohë që është në fuqi dekreti i Presidentit Meta për shfuqizimin e zgjedhjeve në datë 30 qershor.
Ai tha se kryeministri Rama do ta çojë situatë njësoj si me rrugën e Kombit, ta çojë në kulm dhe pastaj të kërkojë falje.
Situata është e tensionuar, ndërsa policia nuk lejon që të hiqen materialet zgjedhore.
Në Pogradec, protestuesit shtyhen nga Policia përpara KZAZ. Ish deputeti i zonës Balliu ja u bërë të qartë se nuk ka zgjedhje në 30 qershor.

Përplasje mes policisë dhe bashkisë ka pasur edhe në KZAZ 66 në Skrapar.
Mbështetës të opozitës kërkojnë që të lirohen ambientet e Pallatit të Kulturës, pas vendimit të Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve.

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824