INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Militanti i zhgënjyer jep të dhëna për 22.000 mbështetës të ISIS

Militanti i zhgënjyer jep të dhëna për 22.000 mbështetës të ISIS

Publikuar më: 12:47 11-03-2016

Një dezertor i Shtetit Islamik i ka dorëzuar një gazetari britanik një listë me 22.000 mbështetës të kësaj organizate terroriste në mbarë botën. Nga të dhënave paraprake bëhet mësohet se këta persona janë të shpërndarë në 51 shtete të ndryshme.

Autoritetet kanë komunikuar se kjo rrjedhje e informacionit është një gjë mjaft pozitive për njësitë antiterroristë ndërkombëtare dhe se mund të shërbejnë për të parandaluar sulme të ndryshme që mund të planifikohen nga militantët e Shtetit Islamik.

Materialet e dhëna nga terroristi i quajtur Abu Hamed përmbajnë emrat, numrat e telefonit, adresat e shtëpisë e shumë të dhëna të tjera të personave që mbështesin ISIS. Hamed është prononcuar edhe për gjigantin mediak Sky News, duke bërë një apel për të gjithë të rinjtë. Ai është shprehur se Shteti Islamik është një gënjeshtër e madhe dhe se nuk ka të bëjë me myslimanizmin.

Hamed shton se të dhënat që ai i ka dorëzuar autoriteteve duhet të përdoren me kujdes pasi mund të jenë shumë të vlefshme për të identifikuar persona që janë të gatshëm të ndihmojnë ISIS. Aktualisht, lista me emrat dhe informacionet e 22.000 personave ka kaluar në duart e shërbimeve sekrete britanike.

Article Logic
Execution time: 0.0051701068878174