Milot Rashica është një ndër futbollistët më të dashur dhe të suksesshëm deri më sot për të gjithë tifozët, ku talenti i tij për futbollin i ka mahnitur të gjithë.
Së fundmi, ai ka kontribuar një shumë të parave për të ndihmuar rastin e vogëlushit Harun të cilit i nevojiten për operimin e tij.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Labinot Tahiri i cili njihet për aktivitetet humane, për të cilat vazhdimisht merr komente pozitive.
“Faleminderit Rashica! Si gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar! Harunit ia dhuroji shumën 500 euro.
Respekt. Vazhdojmë së bashku! Labi”- ka shkruar Labi në postimin e tij.