INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Milot Rashica, fëmija i luftës që po shkëlqen me Vitesse

Publikuar më: 14:08 26-01-2016

Ai e do Vitessen dhe klubi holandez e do atë. Shtatshkurtëri shqiptar i Kosovës, Milot Rashica, luan si mesfushor në krahun e djathtë. Me shpejtësinë, driblimet, teknikën e tij, Rashica ka bërë tashmë emër mes të rinjve ndërkombëtarë, që po spikasin në stadiumet holandeze. Vitesse dëshiron të shkëlqejë me kombëtaren e vendit të tij në Kampionatin Europian, në Francë. “Nëse trajneri më thërret, unë jam gati,” – thotë ai.

Rashica ka lindur në vitin 1996, kur tensionet në Ballkan tashmë arritën kulmin dhe, në fund, në vitin 1998, përfundoi në një luftë mes Serbisë dhe Kosovës. Anësori është nga Vushtrria, në veri të Kosovës. Prindërit e tij u larguan nga dhuna, por u kthyen pas luftës me Milotin e vogël në Kosovë. Kushdo që e sheh atë duke festuar golat e shënuar mund të lexojë të kaluarën e tij në këtë fushë. Kur bën gol, Rashica formon me dy duart e tij “shqiponjën në fluturim”. “Unë jam shqiptar dhe krenar për këtë. Shqiponja është simbol i Shqipërisë dhe Kosovës,” – sqaron vetë Miloti.

Lufta është një temë e vështirë për të, që ta diskutojë. Për disa arsye. Ai ka disponim të pamjaftueshëm të gjuhës angleze për ta shpjeguar atë. “Ishte një kohë e vështirë,” – thotë ai në lidhje me atë që ndodhi në vendlindjen e tij. Milot Rashica preferon të shikojë nga e ardhmja dhe sidomos nga kompeticioni i kësaj vere. Ai tani luan me Shpresat e Shqipërisë, por një sezon i fortë dhe i suksesshëm me Vitesse mund ta shpjerë atë në Kampionatin Europian, në Francë.

“Unë mendoj se drejtuesit e kombëtares më ndjekin në çdo lojë”, – thotë Rashica për stafin teknik të ekipit shqiptar, i cili u kualifikua në mënyrë të habitshme në finalet e Kampionatit Europian. Vitesse është një klub që bazohet te të rinjtë, thotë trajneri Rob Maas. Pas një periudhe prove në Arnhem, Rashica ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Vitesse, me opsion rinovimi edhe për dy vjet. Maas thotë: “E pashë për herë të parë vitin e kaluar, kur erdhi tek ne, dhe kam thënë: ky mund të jetë befasia, ndaj shpresoj ta mbajmë në ekip atë.”

Article Logic
Execution time: 0.0027480125427246