Me golin e tij në minutat e fundit që i dha fitoren 2-1 Werder Bremen ndaj Eintracht Frankfurt, Milot Rashica, përveçse i ka dhënë ekipit të tij fitoren e parë të sezonit, ka pasuruar një tifoz me 250 mijë euro.
E pabesueshme: 31-vjeçari ka marrë fitimin record, pasi kishte luajtur vetëm 1 euro. Fituesi kishte parashikuar pesë ndeshjet e së shtunës pasdite. Ai kishte luajtur me pjesë dhe i ka gjetur të gjitha. Por ishte goli i Rashicës në minutën e 96’ të takimit që i ka dhënë paratë.