INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mimoza Hafizi fyhet nga Mesila Doda

Mimoza Hafizi fyhet nga Mesila Doda

Publikuar më: 12:26 01-07-2016

Nisma për zgjedhjen e Presidentit nga populli ka përplasur në distacë deputetën Mimoza Hafizi dhe Mesila Doda. Arsyeja, kush ka ndërmarrë e para këtë nismë në Kuvend. Pas reagimit të ashpër të Mesila Dodës, Mimoza Hafizi ka reaguar në facebook, ku sqaron se ajo sëbashku me deputetin Ben Blushi kanë depozituar një nismë ligjore të plotë, e cila në fakt është ndryshe nga ajo rekomandon zonja Doda në komisionin e reformës në drejtësi. Hafizi thotë se ndihet e fyer dhe e lënduar nga kolegia Doda, ndërsa publikon dhe ku ndryshojnë draftet.
Mimoza Hafizi:
“Është shumë fyese, dezinformuese, joetike dhe lënduese gjuha e përdorur nga Zj. Mesila Doda ndaj meje dhe Z. Blushi, si nismëtarë të ndryshimeve kushtetuese që tashmë kanë marrë mbështetjen e deputetëve të një spektri të gjerë të parlamentit. Zgjedhja e Presidentit të Republikës në komentet e PDIU ishte konceptuar t’i kalonte popullit vetëm nëse në tre seancat e para të zgjedhjes në Parlament, nuk arrihej mazhoranca 3/5. Kurse amendamenti ynë thotë: Presidenti i Republikës zgjidhet drejtëpërdrejt nga populli me votim të fshehtë për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Kandidati për President duhet të mbështetet së paku nga një parti politike e përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë ose nga 10.000 shtetas me të drejtë vote”.
Këto dy variante janë krejt të ndryshme, vijon më tej sqarimin e saj zonja Hafizi, ndërsa thotë se ende sot nuk ekziston asnjë propozim në formë projekt-ligji me amendamente nga PDIU.
E në fund deputetja e Shkodrës ka një thirrje të drejtpërdrejtë për të gjithë qytetarët.
Mimoza Hafizi:
“Ndërkohë, kemi nisur një peticion online, përmes të cilit kërkojmë mbështetje popullore. Deri tani, vetëm për pak orë, numri i votuesve e ka kaluar 4000”.

Article Logic
Execution time: 0.0027968883514404