INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mimosa Hafizi vijon “luftën” me PS

Mimosa Hafizi vijon “luftën” me PS

Publikuar më: 12:28 25-03-2016

Deputetja e qarkut të Shkodrës, Mimoza Hafizi vijon të këmbëngulë se vendimit e Kongresit të mbajtur gjatë fundjavës së kaluar janë jo vetëm të gabuara porn ë shkelje të plotë të Statutit. Jo vetëm ndryshime Statuore por dhe ai për mbajtjen e referendumit të  9 Prillit, për Mimoza Hafizin janë të gabuara. Sipas saj, procedurat që u ndoqën në Kongres i bëjnë të pavlefshme ndryshimet në Statut dhe vetë referendumin, i cili nuk ishte parashikuar në rendin e ditës.

Kundërshtia është bërë publike këtë të premte, ku me anë të një letre dërguar Komisionit të Garancive Statutore, Mimoza Hafizi arsyeton kërkesën e saj për vendimin e Kongresit të firmosur nga kreu i grupit, Gramoz Ruçi. Nisma për referendum nuk mund të merrej thjesht nga Edi Rama, por duhej të vendosej në Asamble, sipas Hafizit. Ndryshimet në statut duhej të ishin votuar nen për nen në Kongres, ndërsa pyetja duhej të ishte vendosur po ashtu nga Kongresi, vazhdon me argumentat e saj Hafizi, e cila kërkon mbledhje të menjëhershme të Komisionit të Garancive Statutore me këtë objekt:

“1) Interpretimin si të nenit 45 të Statutit të PS miratuar me 05.11.2011, ashtu edhe të nenit 72 të Projekt Statutit të PS, miratuar në parim prej Kongresit të PS mbajtur më datë 19.03.2016, në lidhje me subjektet iniciuese dhe procedurën që duhet ndjekur për shqyrtimit e një iniciative që provokon vendimarrjen e Kongresit mbi zhvillimin e një referendumi në PS”.

Për Mimoza Hafizin, e cila në fakt ka mbështetur Ben Blushin në qëndrimin e tij jo vetëm për garën për kryetarin e partisë por dhe kundërshtinë për mbajtjen e referendumit, e gjithë kjo vendimarrje vjen në kundërshtim me Statutin e partisë.

Për këtë arësye, hafizi kërkon:

3) Deklarimin si absolutisht të pavlefshëm të çdo vendimi që në formë dhe në përmbajtje nuk përputhet me vendimin që miratoi Kongresit i PS, për zhvillimin e referendumit të datës 09.04.2016”.

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494