Një nga gazetaret më me emër të gazetarisë shqiptare Mimoza Picari largohet nga televizioni ‘Ora News’, ku ishte autore e emisionit investigativ ‘Boom’.
Ndërkohë burime për newsbomb bëjnë me dije se gazetarja do të marrë një detyrë të re por pa konfirmuar destinacionin e saktë, por siç edhe ata shprehen ‘Ora e saj do të rrahë diku tjetër’.
Me siguri Mimoza Picari është gati për një detyrë të re, për të përçuar më tej misionin e gazetarit dhe për të kontribuar me përvojën e saj shumë vjeçare.
Ende nuk është bërë e ditur se ku do të jetë ndalesa e radhës e gazetares, por burimet nga Ora News konfirmojnë se do të jetë pikërisht Fiori Dardha ajo e cila do ta zëvendësojë si autore në emisionin investigativ.
Mësohet po ashtu se ndarja mes gazetares dhe drejtuesve të televizionit ka qënë e qetë dhe pa problem.