INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Minatori ia thotë Ramës, 'në administratë na shohin sikur jemi gogola'

Minatori ia thotë Ramës, 'në administratë na shohin sikur jemi gogola'

Publikuar më: 12:58 27-02-2019

Një minator Bulqizës i tregoi sot kryeministrit Rama, në takimin e përjavshëm të bashkëqeverisjes, se në zyrat e shtetit nuk është pritur aspak mirë. Minatorit ia kishin përllogaritur keq pensionin, çka sipas tij tregon se në zyrat e shtetit punonjë njerëz pa arsim. Kreu i qeverisë në përgjigje nuk u ndal tek arsimi i punonjësve por tha se në administratë ka edhe persona të padenjë. 

"Jam një minator nga Bulqiza, mbi 35 vite kam punuar nën tokë. Keni një administarë gati me 8-vjeçare dhe që kanë punuar mbi 20 e ca vite. Ata na shohin ne minatorët sikur me pa një gogol. Nuk punojnë më me pare shqiptare, punojnë me euro. I ke edhe minatorë të tjerë në batak, kanë punuar në vende të vështira”, tha minatori.
"Më vjen mirë që është zgjidhur ky problem dhe masa e pensionit të është llogaritur siç duhet. Është e vërtetë ajo që thotë Nervuzi, në aministratë shpesh ndeshesh me persona të padenjë", tha Rama.

Duke iu referuar rasteve të zgjidhura, Rama tha se platforma është si një mik që u vjen në ndihmë në kohë reale qytetarëve për zgjidhjen e problemeve të tyre. Ai po ashtu se janë qindra zyrtarë që janë ndëshkuar për shkak se nuk kanë reaguar për kërkesat e qytetaëve që i janë drejtuar platformës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0072441101074219