INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministrat e rinj betohen te Presidenti

Ministrat e rinj betohen te Presidenti

Publikuar më: 20:39 22-05-2017

Gjashtë ministrat e rinj të kabinetit qeveritar dhe zëvendëskryeministrja janë betuar mbrëmjen e sotme në Presidencë.

Ministrat teknikë dhe zv/kryeministrja u miratuan në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend, pasditen e sotme. Ndërkohë, ata kanë bërë menjëherë betimin te Presidenti Bujar Nishani.

Prej ditës së sotme, kabineti Rama do të ketë zv/kryeministren dhe gjashtë ministra teknikë të propozuar nga Lulzim Basha, gjatë takimit të zhvilluar dje me kryeministrin, ku ky i fundit shprehu dakordësinë.

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273