INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministrat foto dhe

Ministrat foto dhe "thashetheme" për çadrën e PD-së, shihni dialogun [FOTO]

Publikuar më: 11:06 23-03-2017

Ka mjaftuar vetëm një fotografi e Milena Haritos për të “ngritur” në këmbë gjithë kabinetin qeveritar të Kryeministrit Rama. Ministrja e Inovacionit dhe Administratës, Milena Harito, duket se ka dalë nga zyra për të shkrepur një fotografi në çadrën e instaluar prej 33 ditësh në Bulevardin kryesor të kryeqytetit nga Demokratët.
E fotografinë e ka shpërndarë menjëherë në rrjetin social “Twitter” bashkë me një status ku shkruan.
Milena Harito:
“Çadra e Lirisë, mund të quhet edhe çadra e vetmisë së madhe”,
Në fakt momenti e ka ndihmuar Ministren harto të bëjë ironi me protestën e opozitës, pasi siç shihet në fotografi në çadër ishin shumë pak njerëz.
Kaq ka mjaftuar që i gjithë kabineti qeveritar Rama të reagojë. Zvë Kryeministri Niko Peleshi e ministrat Tahiri, Beqaj, Kodheli, Çuçi, Kumbaro, Ahmetaj e Nikolla i kanë bërë menjëherë “like” fotografisë së Haritos. Nuk ka munguar as kryebashkiaku Erion Veliaj. Madje ministrat e kabineti qeveritar kanë qenë të parët që janë përfshirë në këtë diskutim.

ministrat.png

ministrat_1.png

 

ministrat_2.png

Article Logic
Execution time: 0.0039710998535156