INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministrat që kanë fjetur me dashnoret në hotelin e Balilit, Blushi përgënjështron lajmin fals për emrat e tyre [FOTO]

Ministrat që kanë fjetur me dashnoret në hotelin e Balilit, Blushi përgënjështron lajmin fals për emrat e tyre [FOTO]

Publikuar më: 20:33 30-01-2017

Pas deklaratës 'bombë' të Ylli Manjanit, se "ministra të Ramës kanë fjetur me dashnoret në hotelin e Klement Balilit në Sarandë", në media u përhap lajmi se lideri i partisë Libra, Ben Blushi, zbuloi kush janë tre politikanët.

I kontaktuar nga Newsbomb.al, Ben Blushi ka përgënjeshturar lajmin duke sqaruar se ka dalë nga një profil fals që mban emrin e tij në Facebook, por që nuk ka lidhje me Ben Blushin.

Emrat u “zbuluan” nga titulli i një video të ngarkuar në Youtube me titull: “Manjani: Rama, Tahiri dhe Ahmetaj shkojnë me dashnoret tek Balili, Klemendi i begenis me drogë!!!”, në kanalin me emrin e Ben Blushit, por ish deputeti i PS ka mohuar të ketë lidhje me profilin në Facebook dhe Youtube.

“Kanë nxjerrë një lajm nga një portal fals sikur unë flas për dashnoret e ministrave. Ç’punë kam unë? Është një mashtrim pasi ajo nuk është faqja ime”, ka sqaruar Blushi për Newsbomb.al.

Ben Blushi thotë se deklarata që “shkarkoi” ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani, ishte ajo e përfshirjes së Policisë së Shtetit në industrinë e kanabisit. Kreu i Partisë Libra, Ben Blushi, i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, thotë se Ylli Manjani u shkarkuar pasi tha se Shqipëria është mbushur me kanabis.

Article Logic
Execution time: 0.0035238265991211