INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministrat teknikë ndryshojnë mendje: Nuk ikim deri sa...

Ministrat teknikë ndryshojnë mendje: Nuk ikim deri sa...

Publikuar më: 16:50 19-08-2017

Zv.kryeministrja Ledina Mandija tha sot në se ajo dhe ministrat teknikë e kanë të pamundur të dorëhiqen dhe se do të qëndrojnë në detyrë deri kur Edi Rama të propozojë lirimin e saj nga detyra.

Ajo tha se nëse Edi Rama nuk bën asnjë propozim për lirimin e “teknikëve” deri në krijimin e qeverisë së re, PD nuk i shpëton dot marrëveshjes së 17 Majit.

Mandija thotë se është e detyruar të qëndrojë në detyrë deri kur Edi Rama të dërgojë kërkesën për lirimin nga detyra tek presidenti, më pas kreu i shtetit ta dekretojë dhe parlamenti të votojë dekretin:
“Ministrat dhe zv.kryeministri kanë përgjegjësinë në lidhje me funksionet dhe detyrat që ato ushtrojnë dhe nuk mund të braktisin zyrat apo detyrat.

Do të qëndrojmë në detyrë deri kur të plotësohen kërkesat proceduriale sipas kushtetutës.

Kjo do të thotë që duhet të dekretohet, të behet propozimi nga kryeministri, të dekretohet dhe më pas të votohet në parlament”

Mandija tha per Tv Klan se nuk pranon që ajo dhe 6 ministrat teknikë kanë dështuar në misionin e tyre dhe zgjedh të bëjë një lojë fjalësh për të mos e pranur direkt dështimin.

“A kemi dështuar?

Koha ishte e shkurtër.

Në një kohë 20 ditore ministrat teknikë dhe jo vetëm, arritën të merrnin masa me ato kapacitete që kishin, me atë infrastrukturë që kishin, që të realizonin këtë proces të monitorimit.

A u garantua vota e qytetarëve shqiptarë?

Nuk mund ta them këtë” u shpreh Mandija.

Article Logic
Execution time: 0.003248929977417