INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministrat teknikë. PD sqaron të vërtetën: Nuk kemi ende emra

Ministrat teknikë. PD sqaron të vërtetën: Nuk kemi ende emra

Publikuar më: 14:01 20-05-2017

Në media kanë qarkulluar disa emra si kandidatura të mundshme për postet e ministrave. Por burime nga PD hedhin poshtë të gjitha persiatjet në media, për emrat e ministrave teknikë, dhe për emrat e kandidatëve për deputetë.

Nga selia blu bëhet e ditur se “ministrat teknikë që do propozohen nga PD sipas marrëveshjes së 18 majit, do të jenë gardianë të zbatimit të marrëveshjes në funksion të garantimit të votës së lirë, përmes luftës ndaj drogës, parave të drogës, krimit, dhe moslejimin e shfrytëzimit të administratës për interesa elektorale. Nga baza demokrate janë propozuar mbi 1700 kandidatura për deputet përmes një procesi të hapur edhe për qytetarët”.

Article Logic
Execution time: 0.0032558441162109