INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministren Nikolla e lyejnë me bojë, ministrja Kodheli dhe Pandeli Majko i dalin në krah [FOTO]

Ministren Nikolla e lyejnë me bojë, ministrja Kodheli dhe Pandeli Majko i dalin në krah [FOTO]

Publikuar më: 20:25 17-11-2016

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u bë pjesë e një ngjarje mjaft të rëndë ku një studente e identifikuar si Mirela Ruko i hodhi bojë në kokë. Menjëherë pas ngjarjes ka reaguar socialisti Pandeli Majko i cili e quajti këtë një gjest vandal.

 “Shpreh solidaritetin tim, pasi ministrja pak më parë u bë pjesë e një gjesti vandal, ne jemi këtu edhe për të bërë debat. Dhe t'i imponohesh shoqërisë nëpërmjetë vandalitetit na sjellë pastaj tek kjo piramidë” tha Majko

Gjithashtu ka reaguar edhe Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Ajo e quan një gjest për të cilin ndjen keqardhje dhe që studentët e përdorin për të arritur qëllimet e tyre.

“Keqardhje për gjestet dhe mënyrën e zgjedhur nga disa të rinj për të arritur qëllimet.

#UnëJamMeLinditën!”, -shkruan ministrja Kodheli duke mbështetur Nikollën dhe e quajtur një gjest pa vlerë atë të studentes.

 

Reagim ka patur edhe nga aktivistja e shoqërisë civile Delina Fico, e cila e quan dhunë fizike gjestin e Lëvizjes për Universitetin, ku u hodh salcë në kokën e ministres së Arsimit Lindita Nikolla.
Fico shkruan se është turp për një grua që dhunon fizikisht një grua ministre, pavarësisht e kujtdo qeverie qoftë.

Article Logic
Execution time: 0.0035479068756104