INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri Ahmetaj tregon masat për plotësimin e kërkesave: ''100 mijë lekë bursë për nxënësit ekselentë, ka filluar puna për godinat në QS''

Ministri Ahmetaj tregon masat për plotësimin e kërkesave: ''100 mijë lekë bursë për nxënësit ekselentë, ka filluar puna për godinat në QS''

Publikuar më: 20:51 19-12-2018

I ftuar në emisionin “Opinion” të News 24, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tregoi më shumë detaje në lidhje me projektet konkrete që qeveria shqiptare po ndërmerr për të përmbushur kërkesat e studentëve.

Dy temat kryesore ku ministri u ndal ishin rikonstrukturimi i godinave në Qytet Studenti dhe dhënia e bursave për nxënësit ekselentë, të cilët përveç tarifës zero do t;i jepet gjithashtu 100 mijë lekë të vjetra nga shteti.

'Jemi gati që në 1 janar të fillojmë me subvencionin për tarifat. Sot kaloi për bashkinë e Tiranës një paketë transfertë për të rikonstruktuar edhe 5 godina që janë në plan të fillojnë që në 1 janar, për rikontruksionin e godinave bashkë me eficencëne e energjisë. Rama ka folur sot vetë me shefin e KFV-së për ta miratuar, për të prekur edhe 26 godina të tjera dhe kryeministri është duke punuar edhe sot që flasim për të mbajtur premtimet. Studentët nuk po kërkojnë qiqra në hell, po kërkojnë kushtet minimakle të jetesës dhe të mësimdhënies', tha Ahmetaj.

'Studentëve ekselentë do t'ju japim nga 100 mijë lekë të vjetra bursënë muaj. Do të ketë 0% tarifa për studentët ekselencë, do të bien përgjysëm tarifat e studentëve në konviktet që janë të parikonstrukturuara', shtoi Ahmetaj.

Article Logic
Execution time: 0.002032995223999