INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri Beqaj, Kreu i Bashkisë Vlorë dhe Vasili i LSI, vizitojnë në spital, 11 të djegurat rëndë

Ministri Beqaj, Kreu i Bashkisë Vlorë dhe Vasili i LSI, vizitojnë në spital, 11 të djegurat rëndë

Publikuar më: 15:33 27-05-2016

11 gratë që pësuan djegie të mëdha nga flaka që ra në autobusin e Vlorës, janë vizituar nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.
Ministri ka sqaruar se 4 nga to më të mëdhajat në moshë kanë marrë plagët shumë të rënda nga djegia, në mbi 50% të sipërfaqes së lëkurës.
Ato po trajtohen në spitalin e specializuar të djegieve në QSUT.
Beqaj thekson se për çdo të papritur kanë kontaktuar një spital në Athinë nëse do kenë ndonjë nevojë për ndihmë. Gjithësesi mjekët në raste të tilla të rënda nuk rekomandojnë që të gjymtuarit të lëvizin.
Edhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, tha se ekskursioni për në Ulqin sipas informacioneve të tij ishte organizuar nga kisha sipas rregullave. Ai ka kërkuar që të gjitha të marrin përkujdesjen e nevojshme mjekësore. Edhe Petrit Vasili i Lëvizjes Socialiste për Integrim gjatë vizitës në QSUT, tek të plagosura tha se duhet durim, por siguroi se deri tani janë marrë të gjitha masat për t’ju ardhur në ndihmë.

Sipas Vasilit tre nga to kanë problematika me vështirësi të madhe dhe në mënyrë logjike edhe prognoza e tyre është e rezervuar.

Të dëmtuarat janë vizituar dhe nga Kryepeshkopi Janullatos.

Article Logic
Execution time: 0.0049760341644287