INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri Bushati ‘’dënon’’ Daçiç, pengon bisedimet Kosovë-Serbi

Ministri Bushati ‘’dënon’’ Daçiç, pengon bisedimet Kosovë-Serbi

Publikuar më: 09:39 03-10-2018

Në konferencën “Serbët dhe shqiptarët”, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka mbatur një qëndrim të fortë në lidhje me deklartat e zyrtarëve serbë duke i quajtur të vjetëruara. Sipas tij Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se Kosova është zemra e Serbisë dhe kosovarët janë shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut të tyre, por kjo sipas Bushtatit është retorikë e shekullit XIX. Ajo shton Ministri i Jashtëm shqiptar nuk i bën nder diskutimeve të sotshme që janë të përqendruara në procesin e pajtimit dhe normalizimit. “Marrëdhënia shqiptaro-serbe ka një elefant në dhomë që është Kosova, që ka përfaqësuesit e saj që flasin në interesin e saj, por edhe qëndrimi jonë është i qartë: procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk zëvendësohet nga një raport i mirë Shqipëri-Serbi, por përplotësohet”, thekson Bushati.

Mes të tjerash ai foli dhe në lidhje me marrëdhëniet Shqipëri-Serbi: “Dialogu duhet të jetë mbi baza të sinqerta. Kemi shumë pika të përbashkëta me Serbinë dhe ka një tendencë për të tejkaluar stereotipet. Marrëdhëniet me Serbinë janë në progres e sipër. Vendet tona duhet të kalojnë plagët e së kaluarës dhe ka shenja për këtë”.

Article Logic
Execution time: 0.0036420822143555